Sampdoria zyrtarizon dy afrime të reja, vjen Sensi nga Interi dhe Sabiri

by admin
Spread the love

Sampdoria ka zyrtarizuar dy afrime në një ditë. Ashtu si pritej, tashmë Stefano Sensi është larguar nga Interi për t’iu bashkuar ekipit të Giampaolos.

Mesfushori italian ka nënshkruar me Sampodrian afrimin e tij në formë huazimi deri në fundin e këtij sezoni. Në faqen e Sampdorias është bërë publik edhe numri që do të mbajë veshur Sensi. Ai ka zgjedhur fanellën me numrin 5.

Afrimi tjetër vjen nga Ascoli. Behët fjalë për Abdelhamid Sabiri, marokeni i ditëlindjes 1996. Edhe ai është afruar në formë huazimi, por ndryshe nga Sensi, Sampdoria ka të drejtën ta blejë lojtarin. Në rast se plotësohen disa kushte, e drejta kthehet në detyrim blerje. /oversport.tv

 

Lexo lajme interesante

You may also like