Sampdoria kërkon trajner, kush janë 3 favoritët për stolin?

by admin
Spread the love

Marco Giampaolo nuk është më trajneri i Sampdorias dhe klubi italian pritet që të zyrtarizojë në orët në vazhdim emrin e atij që do të zërë vendin e teknikut në pankinë.

3 janë emrat më të lakuar për tu ulur në stolin e Sampdorias. Një nga kandidatët është Claudio Ranieri, që është gati për një rikthim te ky klub.

Edhe Dejan Stankovic është kontaktuar nga drejtuesit e klubit, pasi ish-mesfushori i Interit dhe Lazios është aktualisht pa punë pas largimit nga Crvena Zvezda.

Gjithsesi më i favorizuari duket ish-tekniku Roberto D’Aversa, që aktualisht ka një kontratë që e lidh me Sampdorian deri në 30 qershor të vitit tjetër. / Oversport.tv

You may also like