Samiu përballet me Mevlanin: Mos ma lëndo Efin

by admin
Spread the love

Samiu: Njerëzit që i kam përreth dhe njerëzit që kanë vlerë për mua nuk kam qejf të m’i bësh të ndihen keq. Ta kam thënë edhe më herët, në atë moment që ti e prek apo e lëndon dikë që është pjesë e rrethit tim të ngushtë, më ke prek dhe mua personalisht.

Mevlani: Ti e the dhe vetë “nuk është e imja akoma”. Të ishte e jotja e kishe marrë për dore dhe kishit dalë jashtë. Në momentin që është në studio akoma dhe ju nuk keni krijuar akoma, kur ceket emri im…

Samiu: Ti duhet të kesh një përqindje respekti për një pëlqim që ke pasur për të.

Mevlani: Respekti ka qenë dhe do të mbetet.

Efi: Asnjë pikë respekti!

Mevlani: Nuk është ai respekt, i ndërpret takimin, vjen në studio, mbështetesh, i luan arrogantin gjasme s’po ia vari, s’po ia fus…Të gjithë këtu e dimë që ke pëlqim real për të. Ti je i pasigurt në vetvete. Nuk ke vetëbesim në këtë lidhje.

Mevlani: Vetëm kush e ka bërë arrogantin me mua, ja kam kthyer në të njëjtën monedhë. Përndryshe nuk jam treguar arrogant me asnjë këtu në studio.

Samiu: Ne jemi meshkuj, sjellja e saj varet prej sjelljes tënde. Ti duhet ta bësh hapin e parë si mashkull, duhet ta bësh të ndihet mirë.

You may also like