Samiti në Paris: Takohen Kurti dhe Gjukanoviq në shoqëri të bashkëshorteve

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Paris, ku është duke marrë pjesë në Forumin e Paqes.

Në këtë forum po merr pjesë edhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic, i cili është takuar me Kurtin.

Për këtë takim ka njoftuar vetë Gjukanoviq, i cili edhe e ka publikuar një fotografi, ku shihen të dy në shoqëri të bashkëshorteve.

Ndryshe, në këtë takim udhëheqësit dhe pjesëmarrësit e tjerë patën mesazhe të shkurta përmes videove.

“Është detyra jonë si udhëheqës, shkencëtarë dhe aktivistë që të mos qëndrojmë anash historisë, por të bëhemi progresistë për ta përqafuar dhe formësuar atë duke avokuar për më shumë barazi dhe drejtësi në mbarë botën”, ka thënë Kurti.

Lajme interesante

You may also like