Samiti historik në Tiranë, Rama: Shenja të mira për “martesën” me BE-në

by admin
Spread the love

Samiti i djeshëm BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë ishte një ngjarje historike për Shqipërinë, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij sot në Bruksel. Rama ndodhet në Bruksel, në kuadër të sesionit të diskutimit rreth samitit.

Kryeministri, Edi Rama, tha se vendi ynë po njeh progres në ecurinë e rrugës drejt Bashkimit Evropian. Por për këtë Shqipëria duhet të punojë fortë.

“Ne nuk do të heqim dorë nga BE-ja. Të martohemi kur të vij koha. Unë jam ,martuar vonë. Mund të shkojmë në një bashkëjetesë paqësore ne drejtim të martesës.

Mendoj që diçka thelbësore po ndryshon. Duhet të punojmë fortë për anëtarësimin, duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë”, tha Rama.

You may also like