Sami Kurteshi e akuzoi LDK-në dhe PDK-në për vjedhje votash, reagon Deliu-Kodra

by admin
Spread the love

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas gjuhës që është përdorur nga përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ajo ka thënë se gjuha që është përdorur nga përfaqësuesit e VV-së, në mbledhjen e sotme të KQZ-së është për keqardhje.

Postimi i plotë:

Për keqardhje gjuha e
përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje në mbledhjen e sotme të KQZ. Zgjedhjet
lokale u vlerësuan si shembullore nga mekanizmat relevante ndërkombëtare dhe
vëzhguesit evropian. Tentimet për njollosjen e procesit zgjedhor një javë pas organizmit
të tyre, janë shqetësuese. Mendësia se zgjedhjet janë të rregullta e te mira
vetëm kur fiton partia të cilën ti e përfaqëson, është mendësi e rrezikshme dhe
totalitare. Kjo mendësi e njëson partinë me shtetin.

You may also like