“Salsano Rrapi është thëngjill i mbuluar”, Ardit Çuni i befason të gjithë me deklaratën e tij

by admin
Spread the love

Këngëtari shqiptar, Ardit Çuni, ka shprehur zhgënjim ndaj aktorit Salsano Rrapi, të dy konkurrentë në spektaklin e kërcimit, “Dancing with the Stars”.  I ftuar në emisionin “Më lër të flas”, Arditi u bë pjesë e një loje të emisionit. Gjatë një loje ai e cilësoi Salsanon si ‘Thëngjill i mbuluar’, pasi sipas tij ka folur prapa krahëve duke gjykuar karrierën e këngëtarit.

Për Salsanon se mendoj që është pak thëngjill i mbuluar. Kur e kam parë në kast emrin isha shumë i kënaqur se e kisha xhan si personazh, por aty më ka dalë e kundërta. Në momentin që unë thash diçka për atë e mori personalisht dhe pastaj u kap me pjesën time personale.

U bë një debat dhe më ka ngelur qejfi. Përballë ishte i dashur, fliste fjalë shumë të mira, pastaj pas këngëve kishte thënë ‘kush është Arditi, çfarë këngësh ka bërë’, ishte marrë me pjesën time personale, që nuk besoj se i takon”- u shpreh Arditi.

Pak javë më parë, Arditi dhe Salsano u përfshirë në një debat për shkak të bisedave në prapaskenë. Sipas Arditit, aktori nuk di të bëjë asgjë në kërcim ndërsa Salsano iu kundërpërgjigj duke e cilësuar si “skuth”…

You may also like