Salihamidzic zbarkon në Torino, Bayern dhe Juve negociojnë për De Ligt

by admin
Spread the love

Tratativa mes Juventusit dhe Bayernit të Mynihut për Matthijs De Ligt ka hyrë në fazën e saj më kulmore. Drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidzic ka zbarkuar në Torino për të negociuar personalisht me bardhezinjtë, për të arritur marrëveshjen përfundimtare.

“Besim? Të shohim”, ka thënë Salihamidzic, që menjëherë ka takuar agjentin e mbrojtësit holandez, Rafaela Pimenta.

Ka pasur bisedime mes klubeve, por Bayerni nuk ka bërë asnjë ofertë zyrtare. Juventusi kërkon 100 milionë euro, shifër që i afrohet klauzolës 125 milionëshe. Për lojtarin është gati një kontratë 5-vjeçare, me një pagë bruto që shkon rreth 18 milionë euro në sezon.

De Ligt fiton aktualisht 8 milionë, që me bonuse mund të shkojnë deri në 12 milionë, por Juventusi i ka kërkuar ulje page për të rinovuar kontratën. / Oversport.tv

You may also like