Salianji: Rama po riskon vizat! BE ritheksoi rreziqet, infliltrim i krimit

by admin
Spread the love

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar pas paralajmërimit të BE-së në lidhje me ligjin për ‘pasaportat e arta’ të miratuar nga qeveria e Edi Ramës,se do të ketë pasoja, deri në vendosjen e regjimit të vizave në zonën Shengen.

‘E kemi paralajmëruar me kohë, ligji për “pasaportat e e arta” është thellësisht ligj për interesa okulte dhe korruptive që i shkel syrin grupeve të krimit të organizuar, por qeveria në vënd që të ndryshojë ligjin e miratuar me votat e saj po avancon me akte nënligjore për të realizuar çmendurinë e radhës duke rriskuar edhe lëvizjen e lirë!’, shkruan Salianji në Facebook.

Postimi i plotë:

“E kemi paralajmëruar me kohë, ligji për “pasaportat e e arta” është thellësisht ligj për interesa okulte dhe korruptive që i shkel syrin grupeve të krimit të organizuar, por qeveria në vënd që të ndryshojë ligjin e miratuar me votat e saj po avancon me akte nënligjore për të realizuar çmendurinë e radhës duke rriskuar edhe lëvizjen e lirë!

Sot BE ritheksoi me forcë rreziqet që skema e përfitimit të shtetësisë nëpërmjet parave mund t’i sjellin Shqipërisë, sa i përket infiltrimit të krimit të organizuar, pastrimit të parave, evazionit fiskal dhe korrupsionit nëpërmjet “aplikantëve të mundshëm nga vendet e treta në një skemë të ardhshme shqiptare”.”-shkruan Salianji.

You may also like