Sali: S’ka ndryshime në Qeveri, nuk rrezikohet posti im ministror

by admin
Spread the love

Bekim Sali nuk ndjehet i rrezikuar nga posti i Ministrit të Shëndetësisë, që kohëve të fundit përflitej se do t’i kalonte Aleancës për Shqiptarët nëse eventualisht kjo parti do t’i bashkohej shumicës parlamentare. Sali i ftuar në “360 Gradë”, deklaroi se për momentin nuk ka shenja të përafrimit të qëndrimeve të Aleancës për Shqiptarët (ASH) për tu bërë pjesë e shumicës parlamentare, shkruan Alsat.

“Në politikë gjithmonë ka mundësi, mirëpo sipas dinamikës së zhvillimeve që po ndodhin në skenën politike dhe gjithë asaj që ne e shohim si pjesë e qeverisë, nuk presim ndo një ndryshim në përbërjen qeveritare. Lidhur me shëndetësinë përfolët që nga fillimi i mandatit time, se do të ketë rikonstruim, do të ketë ndryshime e kështu me radhë, ne gjithë kohës po funksionojmë dhe po zhvillojmë politikat shëndetësore, një pjesë e tyre është publike, një pjesë nuk është publike, por punojmë në ndryshime sistematike të politikave shëndetësore. Paralelisht na zhvillohen edhe agjendat politike të përbërjes së qeverisë, por tani për tani funksionojmë në këtë mënyrë”, tha Bekim Sali, ministër i shëndetësisë. /Alsat.mk

Lexo lajme interesante

You may also like