SALI SHIROKU, MIXHA I MUHSIN SHIROKUT, RRËFEN MOMENTIN KUR KA KUPTUAR SE NIPI I TIJ KA HUMBUR JETËN NË BULLGARI

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Sali Shiroku, mixha i të ndjerit Musin Shiroku, rrëfen për momentin kur ka kuptuar se nipi i tij ka humbur jetën në autobusin që u djeg në Bullgari. AI nuk gjen fjalët për ta përshkruar këtë dhimbje.

“Në orën 07:00 të mëngjesit një kojshi këtu që e kishte pasur vajzën njësoj udhëtare me Besa Transin, mu paraqit në mëngjes në ora 07 e 12 minuta dhe më tha se ndoshta do të kenë nevojë ata atje në Sofje, ku ka ndodhur një tragjedi, unë isha në gjumë nuk e besova në të parën herë, dhe u ngrita. Mora në telefon Besa transin, gjeta një numër në fejsbuk, askush nuk e hapte telefonin, pastaj me vëllaun duke pyetur se çfarë ka ndodhur, ishte e papritur ajo, më në fund morën lajmin se autobusi është djeg atje në Sofje dikun dhe shkuam për Sofje”, ka deklaruar Sali Shiroku, raporton SHENJA.


You may also like