Sali: Roli i infermiereve në përballjen me pandeminë, si dhe kthimi gradual në mënyrën e vjetër të funksionimit kanë rëndësi jetike për sistemin shëndetësor

by admin
Spread the love




Ministri, Bekim Sali, mori pjesë në akademinë solemne me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Infermiereve, si dhe Javën e Infermierisë, të organizuar nga Shoqata Nacionale e Infermiereve, Teknikëve dhe Akushereve.
“ Roli i infermiereve në përballjen me pandeminë, si dhe kthimi gradual në mënyrën e vjetër të funksionimit kanë rëndësi jetike për sistemin shëndetësor. Gjithë kjo e thekson rëndësinë e punës së kryer çdo ditë nga infermieret, teknikët dhe akusheret. Për këtë qëllim në vazhdimësi realizohen aktivitete për përmirësimin e kushteve të punës së infermiereve dhe të gjithë personelit shëndetësor. Intenca është që ky trend të vazhdojë. Me këtë qasje, vlerësoj se bashkërisht mund të kontribuojmë në përparimin e statusit të infermiereve në shoqëri, me çka në mënyrë proporcionale do të kemi pacientë më të kënaqur”, theksoi ministri Sali.


You may also like