Sali Berisha publikon videon e Edi Ramës në Komisionin Hetimor: Viso, çoji dy paketa shpejt

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar ditën e sotme një video lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama për incineratorët. Në video duket Rama që flet në komisionin hetimor të incineratorëve, ndërsa thotë se në zyrë i vijnë shkresat dhe ai vetëm firmos.

Ndërkohë në video është montuar edhe me një moment të avokatit të Saimir Tahirit, pas arrestimit të këtij të fundit që thotë “Viso, çoi dy paketa shpejt!”.

“Momente tipike për narkoshtetin!” – shkruan Berisha.

Reagimi i Berishës vjen pas arrestimeve të shumta ditën e sotme lidhur me aferën e incineratorëve, ndërsa SPAK ka kërkuar dhe arrestimin e deputetit Alqi Bllako.

VIDEO:

You may also like