Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se janë të vendosur të marrin pjesë në garën e 6 marsit, në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në 6 prej tyre.

Berisha njoftoi se të dielën do të mbahen primaret për të zgjedhur kandidatët që do të garojnë. Ish-kryeministri shpjegoi edhe procesin se si do të zhvillohet.

“Kemi 45 ditë kohë. Dita e dielë janë përcaktuar primaret. Kandidaturat po paraqiten. Votimi është të dielën. Në primare gara nuk është vetëm votimi. Rezultati është votimi, por votimi nga anëtarësia është shumë më mirë se emërimi nga anëtarësia. Këta që do të votohen ai që merr vota më shumë ai do të fitojë. Zgjedhësit e PD-së pajisen me një kartë, ai që do ta marrë. Ata që nuk kanë kartë blu, por me një ngjyrë të ndryshme, janë simpatizantë. Këta do marrin pjesë te primare”, deklaroi Berisha për Opinion.

You may also like