Sali Berisha paralajmëron zhvillime të forta në vend

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Berisha  ka folur për mediat në protestën paqësore dhe homazhet për të riun Ilvi Meta, përpara Kryeministrisë.

Ndërsa e cilësoi këtë protestë një organizim të shpejtë reaguas, Berisha njoftoi të tjera protesta në vijim, këtë radhë kundër vjedhjes së pronave publike.

Megjithatë ai nuk dha një datë se kur parashikohen këto protesta.

“Shumë shpejt do fillojë protesta kundër vjedhjeve të pronave publike”, tha Berisha duke kujtuar rastin e bashkëshortit të ministres Xhaçka që ka marr një investim strategjik, por dhe rastin e parkut të Butrintit.

You may also like