Sali Berisha paralajmëron “tërmet” për Edi Ramën: Kjo pranverë do të jetë e protestave

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Pranvera që vjen do të jetë pranverë protestash të fuqishme për të shpëtuar nga kjo qeveri narkoshteti”. Ishte ky paralajmërimi nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Pranvera që vjen do të jetë pranverë protestash të fuqishme për të shpëtuar nga kjo qeveri narkoshteti. Lufta kundër korrupsionit do të jetë përparësia madhore në qeverisjen e ardhshme të PD. Aktivizimi i mekanizmave dhe dorëzimit të dosjeve në prokurori do të jetë një domosdoshmëri që sot Prokuroria hap proces për të vënë kapak aferave gjigante, siç është rasti i ministrit Koka.

Me politikë ekonomike të drejta dhe klimë biznesi e konkurencë të ndershme, taksa të ulëta dhe një përqendrim të madh në kualifikimin e tregut të punës, garancitë ligjore për investitorët e huaj, janë faktorë të realizueshëm për të përshpejtuar rritjen ekonomike të vendit. Për 8 vite nuk ka ardhur asnjë investitor i madh i huaj, përkundrazi kanë ikur”, tha Berisha në një intervistë për televizionin “UniversAL”.

You may also like