Sali Berisha paralajmëroi se do i nxjerrë gjëra të pabesueshme, reagon për herë të parë Lulzim Basha

by admin
Spread the love

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas mbylljes së foltores me gratë demokrate, nga ana e ish-Kryeministrit Berisha. Basha shprehet se asgjë nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale.

E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha. Asnjë trillim, mashtrim, të thash e me the, nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale”, shkruan Basha.

Ish-kryeministri tha gjatë foltores së sotme se burime amerikane i kishin bërë me dije se Basha i kërkonte ambasadores Yuri Kim që të bisedonin jashtë zyrës pasi dyshonte se Berisha kishte vendosur përgjues. Ai paralajmëroi se do i nxjerrë Bashës gjëra të pabesueshme.

You may also like