Sali Berisha nxjerr pazaret e fshehta të Lulzim Bashës, tregon se çfarë po ndodh dy ditët e fundit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar përpjekjet e fundit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të realizuar, sipas tij, Kuvendin e 18 dhjetorit.

Berisha u shpreh se prej dy ditësh Basha bashkë me një grup zyrtarësh po përpiqet që të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorësh dhe zëvendësministrash në kabinetin e Ramës.

“Në 8 vite peng kryetari, një kampion humbjesh dhe dështimesh me qëndrimet e tij defaktorizoi PD. E çoi atë pa alternativë të jetë apo të mos jetë. 2 ditët e fundit me një grup vasalësh po përpiqet që të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorësh dhe zëvendësministrash në kabinetin e Ramës. Ky është akti i fundit i turpit, por ju themi futuni në qeveri si tradhtarë po do ju përmbysim në një kohë sa më të shkurtër. Ne jemi në prag të një ngjarje historike, të pashembullt ë historinë e një vendi, të rithemelimit të PD me firmat e anëtarëve të saj sepse udhëheqja është marrë peng, peng i shumëfishtë. Rithemelimi i pluralizmit se pa PD të fortë nuk ka rithemelim”, tha Berisha.

You may also like