Sali Berisha mbërrin në Shkodër, akuza për hapjen e tuneleve të hidrocentraleve: Këta janë tërbuar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur mesditën e kësaj të hëne në Shkodër, pranë zonave të përmbytura nga reshjet intensive të shiut që kanë nisur prej gati dy ditësh. Ai ka akuzuar qeverinë për hapje të qëllimshme të tuneleve të hidrocentraleve.

Krah banorëve dhe kryebashkiakut Bardh Spahia, Sali Berisha tha se qeveria ka program vjedhjen e parave të shqiptarëve përmes importit të energjisë, dhe ka nisur qëllimisht derdhja e ujit nga kaskada për të ulur kapacitetin mbajtës të digave.

“E vërteta është se nuk donin të ndërprisnin vjedhjen. Sot janë mbi 2.500 ha të përmbytura në territorin e Shkodrës. Dhe ka kërcënime serioze. Për ata që donin të vidhnin dhe të fusnin fashën, qielli duhet të ishte i thatë dhe të shpallnin thatësirë të madhe.

Mbrëmë jam njoftuar vonë shumë, këta hapën tunelin. Këta e kanë program pune importin dhe nuk ndërpresin, por duan të vjedhin. Energjia është shndërruar në një nga mallrat e vjedhjeve të mëdha. Këta janë tërbuar”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

You may also like