Sali Berisha: Kam një paralajmërim për Ramën

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të reja nga kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha. Duke folur nga qyteti i Gjirokastrës, Berisha u ndal tek blindimi i dyerve të Partisë Demokratike duke thënë se Basha e ka bunkerizuar ndërsa në të fute vrasës dhe kriminelë.

Ndërkohë një paralajmërim e kishte edhe për kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se ajo që po ndodh në PD është revolucion paqësor.

“Ka 3 javë që vë blinde e brava dhe ka shndërruar tempullin e demokratëve shqiptare në një ndërtesë burg. Bunker, për punonjësit e saj. Në një ndërtesë ku futen banditë, vrasës e kriminelë, me emër dhe mbiemër, por nuk futen dot zyrtarët e saj. Shpiku njëlloj si Enveri, derën e kryetarit, nga e cila mund të futet vetëm Lulzim Brava për çështje sigurie dhe askush tjetër. Në emër tuaj, dua të paralajmëroj Edi Ramën, ky është revolucion demokratik paqësor, sepse ne të tillë jemi edhe kur kanë gjuajtur ndaj nesh këtu në Gjirokastër” tha mes të tjerash Sali Berisha.

You may also like