Sali Berisha i bën ftesën e papritur Edi Ramës: Unë jam 77 vjeç, le të vijë dhe të bëjmë një debat

by admin
Spread the love

Lideri historik i PD, Sali Berisha ftoi Edi Ramën në debat televiziv. I ftuar në një intervistë televizive, Berisha tha se e fton Ramën dhe po të dojë ai le të marrë edhe Lulzim Bashën. Berisha theksoi më tej se Edi Rama është i papërshtatshëm psikologjikisht për detyrën e kryeministrit.

Deklarata e Berishës:

“Ramën e ftoj në debat, të marrë edhe Lul Bashën. Thotë ai ky është 77 vjeç, le të vijë dhe të bëjmë një debat i cili do të vlerësohet në çdo aspekt. Ai nuk guxon të përballet me mua. Debatin unë e bëj për qytetarët. Ai është viskoz si një 90-vjeçar. Viskoziteti i tij është i frikshëm. Proceset e tij trunore kanë një ngadalësi në momente të caktuara janë aq të mëdha, a e ka nga droga, apo ndonjë gjë tjetër. Ai në shumë drejtime nuk është psikologjikisht i përshtatshëm për atë detyrë”, u shpreh Berisha.

You may also like