Sali Berisha: Çfarë më tha Donald Lu për Bashën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje drejtësisë që të “gozhdojë” Lulzim Bashën, që sipas liderit historik të PD-së është i përfshirë në pastrim parash përmes.

“Unë nuk përkulem kurrë para gënjeshtrës dhe mashtrimit. Unë e dija që Lul Kimiku ishte peng, kisha kohë që e kisha marrë vesh. U bëj thirrje agjencive ndërkombëtare të hetojnë Bashën për larje parash të pista sepse do të gjejnë një pus të zi, ky njeri që mbrohet me vrasës dhe trafikantë droge. Unë ja kisha thënë mos prish hetimet për Toyota Yaris.

Donald Lu me erdhi në zyrë dhe më tha se ky (Basha) ishte i zhytur ishte një skemë larje parash e turpshme. Edi Rama ja mbylli skandalin e Toyota Yaris, Basha u pyet vetëm një herë por në Belgjikë vazhdon hetimi dhe unë kam besim të plotë. Basha do të gozhdohet edhe për krimet që ka kryer për larjen e parave”, tha Berisha.

You may also like