Salernitana kërkon të përforcojë sulmin, Joao Pedro dhe Manaj të preferuarit

by admin
Spread the love

Salernitana kërkon të përforcojë sulmin me Joao Pedro dhe është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Cagliarin. Por gjithsesi drejtuesit e klubit nga Salerno po mbajnë gjallë edhe alternativat e tjera, në rast se kjo tratativë dështon.

Sipas asaj që shkruan “Il Mattino”, i pari në listën e dëshirave pas Joao Pedro është shqiptari Rej Manaj, që u rikthye te Barcelona pas huazimit te Spezia. Sulmuesi kuqezi përfiton rreth 600 mijë euro në sezon dhe kjo e bën edhe më të thjeshtë operacionin.

Alternativa të tjera për sulmin e Salernitanës janë edhe Thomas Henry i Venezias dhe Kevin Lasagna i Veronës. / Oversport.tv

You may also like