Salah: Vitin tjetër do të qëndroj këtu, për rinovimin nuk flas

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Jemi duke iu afruar gjithmonë e më shumë finales së madhe të Champions Leauge, ndërsa sot ishte një ditë aktive për mediat në të cilat floën edhe lojtarët e skuadrave. Midis tyre edhe Mohamed Salah që është në fokusin e mediave për shkak se nuk ka rinovuar ende kontratën me Liverpool.

Edhe këtë herë sulmuesi egjiptian arriti të “driblonte” pyetjet e gazetarëve duke mos dhënë një përgjigje konkrete për rinovimin. Megjithatë, ai u tregua i qartë se në sezonin e ardhshëm do të jetë një lojtar i Liverpool, ndërsa kontrata e tij skadon pikërish në fundin e sezonit tjetër.

“Nuk dua të flas për rinovimin. Dua vetë të shoh trofeun në duart e Henderson dhe shpresoj që më pas të kalojë edhe te duart e mia. Megjithatë, diçka është e sigurt. Sezonin tjetër do të qëndrojë ende këtu”, tha ndër të tjera Mohamed Salah. /oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Twitter

You may also like