Salah takohet me “vëllain binjak”: Mezi pres të shoh se çfarë mendojnë fansat

by admin
Spread the love

Mohamed Salah, ylli i Liverpool ka admiruar statujën e tij të dyllit në Madame Tussauds në Londër.

Ngjashmëria është aq e madhe sa duket sikur Salah ka një vëlla binjak.

“Nuk mund ta besoja kur qëndrova pranë saj, është si të shikoj reflektimin tim në pasqyrë. Mezi pres të shoh se çfarë mendojnë fansat,” tha Salah kur pa statujën prej dylli në Madame Tussauds Londër.

Sipas BBC, qindra matje dhe fotografi të 29-vjeçarit u morën për të siguruar që figura të ishte sa më e arrirë.

Sulmuesi egjiptian u përshkrua si lojtari më i mire në botë nga menaxheri i tij Jurgen Klopp në fundjavë.

Salah ka dominuar futbollin anglez që kur mbërriti në Liverpool në vitin 2017, duke thyer rekordin e golave në Premier League në një sezon me 38 ndeshje me 32 gjatë sezonit 2017-18.

Që atëherë ai ka ndihmuar klubin të fitojë trofeun e gjashtë të Ligës së Kampionëve, së bashku me titullin e tij të parë në Premier League.

You may also like