Salah: Nëse më pyetni mua, do të doja të qëndroja deri në ditën e fundit të karrierës sime te Liverpooli

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mohamed Salah do të donte të kalonte pjesën tjetër të karrierës së tij në Liverpool, por thotë se e ardhmja e tij “varet nga klubi”.

Klubi ka rënë dakord për një mori marrëveshjesh të reja me lojtarët  këtë vit, por Salah, i cili i ka mbetur edhe dy vjet në kontratën e tij, është ai i cili nuk ka të ardhme afatgjatë.

Negociatat nuk kanë ndikuar në paraqitjet e 29-vjeçarit, me reprezentuesin egjiptian që shënoi 12 gola në 11 paraqitje për klube këtë sezon, duke ndihmuar që Liverpool të ngjitet në vendin e dytë në Premier Ligë përpara ndeshjes të së dielës së kësaj fundjave me Manchester United.

Salah tha për Sky Sports: “Nëse më pyetni mua, do të doja të qëndroja deri në ditën e fundit të karrierës sime futbollistike, por nuk mund të them shumë për këtë – nuk është në duart e mia.

“Varet nga ajo që dëshiron klubi, jo nga unë.

“Për momentin nuk mund ta shoh veten duke luajtur kundër Liverpool-it. Kjo do të më trishtonte. Është e vështirë, nuk dua të flas për këtë, por do të më trishtonte shumë.

“Për momentin nuk e shoh veten duke luajtur kundër Liverpool-it, por le të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.

Salah do të shkojë në ndeshjen e së dielës në Old Trafford duke u bërë lojtari i parë i Liverpool që shënon në nëntë paraqitje radhazi, pasi ka gjetur rrjetën në fitoren e së martës në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madridit.

Egjiptiani mirëpret vlerësimin e menaxherit të Liverpool-it, Jurgen Klopp se ai është “lojtari më i mirë në botë” për momentin dhe thotë se vendi i parë ka qenë gjithmonë qëllimi i tij.

“Më tingëllon mirë, por mendoj se është gjithmonë opinion”, tha Salah. “Nuk mund të them se jam lojtari më i mirë në botë – disa njerëz pajtohen, disa jo.

“Jam i lumtur për paraqitjen time për momentin, por gjithmonë do të thosha se është mendim.

“Është gjithmonë ambicia për të qenë lojtari më i mirë në botë. Nuk kam pse të gënjej. Është diçka që më shtyn të punoj shumë dhe të përpiqem të jem versioni më i mirë i vetes.

“Në kokën time, unë jam lojtari më i mirë gjatë gjithë kohës. Po përpiqem ta kem atë besim në kokën time. Nuk ka rëndësi nëse disa njerëz pajtohen me ju, disa njerëz jo”, ka përfunduar egjiptiani.

You may also like