Saint Maximin reagon pas shkarkimit të Steve Bruce: Nuk do ta harroj kurrë se si më trajtove

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sot është shkarkuar trajneri i skuadrës Newcaste United – Steve Bruce.

Në vetëm më pak se 2 javë pas blerjes së klubit nga pronarët arab, “viktima” e parë e tyre del të jetë trajneri i njohur anglez Steve Bruce.

Steve Bruce njihet si një nga trajnerët më me eksperienc në gadishullin britanik, por sukseset nuk ishin pjesë e kësaj karriere 20 vjeçare, ku edhe si shkak i kësaj shumë fansa të Newcastle gjatë gjithë kohës bënin presion te ish-pronari i klubit (Mike Ashley) që të shkarkohej.

Pas ardhjes së miliadrëve arab në krye të klubit anglez, shkarkimi nuk vonoi dhe u zyrtarizua sot.

Pas lajmit për shkarkimin e 60 vjeçarit, reagoi edhe një nga lojtarët më të mirë të klubit – Allan Saint Maximin, i cili u shpreh i privilegjuar që ishte trajnuar nga një njeri si Steve Bruce:

“Ju jeni, pa dyshim, një nga njerëzit më të sjellshëm që kam takuar ndonjëherë në botën e futbollit.

Ju keni qenë një njeri i fjalës suaj, një njeri i kujdesshëm dhe një njeri i drejtë që kurrë nuk hezitoi të na mbrojë.

Unë kurrë nuk do të harroj se si më trajtove, për këtë do të jem përgjithmonë mirënjohës”, shkruajti Maximin në rrjetin social “Twitter”.

FB.AppEvents.logPageView();

};

(function(d, s, id){ var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) {return;} js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like