Sahiti: Për të ardhmen e Challandesit do të vendoset në nëntor

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Drejtori i ekipit A të Kosovës, Muharrem Sahiti, e vlerëson si shumë të rëndësishme ndeshjen me Gjeorgjinë që do të zhvillohet nesër dhe thotë se janë të fokusuar tek ajo.

Ai gjithashtu shprehet optimist se Kosova do të triumfojë ndaj Gjeorgjisë, nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”, njofton Klankosova.tv.

”Gjithçka që jemi të fokusuar në këtë moment është ndeshja që kemi nesër ndaj Gjeorgjisë, do të thotë fokusi është aty. Në nëntor përfundojnë kualifikimet për kampionatin botërorë dhe aty do të diskutojmë, do të bisedojmë.”

Sahiti tregon se janë të kënaqur me punën e selektorit Challandes, por jo edhe me rezultatet e ndeshjeve, sepse sipas tij mund të ishin më mirë.

“Faji është pandemia fillimisht, ngase nëse e marrim dhe i shikojmë ndeshjet, sidomos ndeshjet e rëndësishme që kemi pas, kemi pas shumë mungesa, definitivisht ajo lojë (me Maqedoninë e Veriut) sikur na ka tronditë, dhe nga ajo lojë njëfarë forme jo se nuk kemi mund me e marrë veten por edhe pas Maqedonisë nuk kemi qenë komplet”, theksoi Sahiti.

Sidoqoftë ai shpjegon se puna e selektorit mund të diskutohet, por që mbetet të shihet në nëntor kur të përfundojnë kualifikimet, sepse thotë që nuk mund të fajësohet vetëm një person.

“Mendoj që ardhja e tij na ka ngritë shumë, do të thotë një selektor i cili ka arrit që 14 ndeshje të mos ketë humbje, një selektor që arriti që brenda vitit ta kualifikon Kosovën në një grup më lart ku edhe aty ka qenë objektivi dhe kërkesa e jonë”. 

You may also like