Sahiti e gjenë golin në fitoren prej 6:3 të Hajduk Splitit ndaj Lokomotivës së Zagrebit

by admin
Spread the love

Hajduk Spliti sot zhvilloi takimin kundër Lokomotivës së Zagrebit në ndeshjen e 1/4 të finales të Kupës së Kroacisë, shkruan Insporti.

Ekipi i Hajduk Splitit arriti të triumfonte ndaj Lokomotivës me rezultat 3:6.

Për Hajdukun në bankën rezervë ishte Emir Sahiti, i cili arriti ta gjejë golin për 6:3 ndaj Lokomotivës. Kurse për Lokomotivën startues ishin Arbër Hoxha dhe Mersinaj.

Për Hajdukun shënuan, Krovinovic, Atanasov, Ljubicic, Livaja dhe Sahiti.

Teksa, golat për Hajduk Splitin i shënuan, Pivaric, Dabro dhe një autogol nga Elez.

Skuadra e Zagrebit arriti në këtë fazë të Kupës duke mposhtur Dugopoljen në 1/16-e finales me penallti.

Bardhezinjtë arritën në çerekfinale të Kupës së Kroacisë pasi mposhtën 2:1 Primorac Biograd na Moru në 1/16 finale.

/Insporti.com

You may also like