Sahatçiu: Me përfshirje të grave në planifikim, trotuaret nuk mbesin të ngushta, rrugët pa ndriçim e lagjet pa stacione të autobusit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nënkryetarja e Kryeqytetit, Donjeta Sahatçiu, ka marrë pjesë sot në 10 vjetorin e “Javës së Gruas”, të organizuar nga NDI.

Në debatin me temën, “Në mbrojtje të demokracisë: Politikat gjithëpërfshirëse në punësim kanë rëndësi”, nënkryetarja e parë grua e Prishtinës ka thënë se është detyrë e institucioneve që të krijojnë politika në shërbim të integrimit të grave në shoqëri dhe vendimmarrje.

“Ne duhet që sigurojmë gjithëpërfshirje të grave në çdo mundësi dhe çdo aktivitet, dhe jo vetëm për kuotë. Integrimi i tyre në të gjitha proceset, posaçërisht në politika qeverisëse dhe vendimmarrje, është i domosdoshëm. Personalisht, më shumë dëshirë do të kisha që unë të pasoja ndonjë grua si nënkryetare, e jo që jam e para nënkryetare e Prishtinës. Pikërisht, për këtë fakt, edhe e kam pranuar këtë rol, që të shtroj rrugën për të gjitha vajzat dhe gratë tjera të cilat kontributin e tyre e shohin në politikë apo vendimmarrje. Ashtu siç mua më kanë inspiruar shumë gra të fuqishme, që kanë qenë model për mua, e kam ndjerë si obligim që edhe unë të bëjë një hap në këtë drejtim.”, ka thënë Sahatçiu.

Më tej, nënkryetarja Sahatçiu ka thënë se Kryeqyteti tashmë ka nisur të planifikoj që në secilin projekt të saj të implementoj përspektivën e grave.

“Kur ka përfshirje të grave në planifikim, trotuaret nuk mbesin të ngushta, rrugët nuk mbesin pa ndriçim e lagjet pa stacione të autobusit. Prandaj, si Komunë, në secilin projekt specifik, do të nisim të implementojmë perspektivën e grave, si një metodë e dëshmuar për rezultate më të mira në qeverisje.”, ka thënë Sahatçiu.

You may also like