Saelemaekers: As e mendoja titullin me Milanin, Pioli më ka rritur

by admin
Spread the love

Alexis Saelemaekers, mesfushori belg i Milanit, ka dhënë një intervistë për “TLN” dhe flet për kalimin te Milani, si është rritur, prek raportin e tij me trajnerin Stefano Pioli dhe ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Sassuolo, vendimtare për titullin kampion në Serie A.

“Mendoj se trajneri është një njeri me shumë grintë, që vendos zemrën në atë që bën, si unë në fushë. Kemi një marrëdhënie të ngushtë, ai më kupton dhe më ka dhënë besim. Më bëri të rritem menjëherë. Më ka folur shumë dhe më ka bërë lojtarin që jam tani”.

“Kalimi te Milani? Erdha në majë të gishtave. Nuk ishte e lehtë, por unë bëra punën time. U rrita ngadalë dhe dëgjova trajneri. Ajo që kam bërë mund të shihet. Shpresoj që të rritem shumë në këtë ekip dhe në këtë klub”.

“Ekipi? Jemi një grup i bashkuar, të gjithë flasin së bashku. Që nga momenti që luaj futboll, nuk kam parë kurrë një grup kaq të bashkuar. Forca jonë është ajo që na ndihmon çdo javë në fushë. Është një grup i ri dhe ka nga ata me eksperiencë që janë të rëndësishëm për ne, janë shembuj.

Karriera e tyre është e mbushur me trofe dhe ne të gjithë ëndërrojmë të bëhemi si ata. Ata na ndihmojnë në anën mendore. Kur jemi në momente të vështira mund të flasim me ta, ata janë gjithmonë para nesh për të na ndihmuar dhe janë kampionë të mëdhenj. Jemi të lumtur që janë me ne dhe jo kundër”.

Sassuolo? Ka presion, por është presion pozitiv. E para me ta nuk ishte e lehtë, por tani është për t’u harruar. Jemi një grup më i fortë se pesë muaj më parë. Tani vëmë zemrën dhe shpirtin në fushë. Ne mund të bëjmë diçka të bukur.

Nëse do të më kishin thënë 10 vite më parë se mund të fitoja një titull me Milanin, nuk do ta kisha besuar kurrë. Kjo vlen për mua dhe për lojtarët e tjerë që nuk e kanë fituar. Kam folur me Zlatan dhe më tha se çdo trofe që ka fituar ka qenë diçka e jashtë zakonshme. Shpresoj ta fitoj me Milanin”, përfundoi Saelemaekers. / oversport.tv

You may also like