Sadri Ramabaja: LDK-ja ishte një nga gafat më të mëdha në histori

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analisti Sadri Ramabaja ka thënë se janë tri ngjarje historike që i konsideron si “gafa”, derisa ka thënë se LDK është njëra ndër gafat.

Ramabaja në T7 ka folur për gafat në historinë shqiptare ku i ka radhitur tri prej tyre. Ai fillimisht ka shpjeguar se gafat ndahen në dy grupe.

“Gafat ndahen në dy grupe. Ato politike dhe ato që quhen lapsus lingus, apo gabime të paqëllimshme”, thotë ai.

“Në historinë moderne shqiptare njihen tri gafa shumë të mëdha. Në vitin 1913 Esat Pashë Toptani dhe futja e tij në politikë është gafë e madhe. Pastaj vjen Haxhi Qamili që dëshiron të kthejë rrotën e historisë dhe dështon mizërisht”

“Gafa e dytë është një grup në Durrës që nis një veprim dhe mundohet të shpallë Shqipërinë si vendin e parë ateist. Mendoj se ky ishte një ndër gabimet më të mëdha që na largoi nga bota perëndimore”

“Dhe gafi i tretë është në vitet 90-ta me piramidën e vetë mashtrimit që ka emrin Lidhja Demokratike e Kosovës që ka dëmtuar shumë vet shpirtin etno-psikologjik të popullit dhe ka dëmtuar shpirtin luftarak të tij”, përfundoi ai.

You may also like