Sadio Mane goditja e madhe, Bayern gati ta blejë për 30 milionë €

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sadio Mane me shumë mundësi do të largohet nga Liverpool në përfundim të këtij sezonit, edhe pse ka edhe një vit kontratë.

Sulmuesi senegalez është shprehur se do të flasë pas finales së Champions League, ndërkohë nga ana tjetër Bayern Munich ka lëvizur.

“L’Equipe” shkruan se 10 ditë më parë Hasan Salihamidzic ka pasur një takim me përfaqësuesit e Mane dhe ka marrë si përgjigje që sulmuesin e tërheq kjo ide.

Për sulmuesin është gati një kontratë e vlefshme për tre vite, ndërsa Liverpool do të përfitojë 30 milionë euro për kartonin e tij.

Mane luan në majë të sulmit dhe në krah. Lewandowski dhe Gnabry nuk kanë rinovuar dhe Mane mund të jetë zgjidhja. / oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Twitter

You may also like