Sadiku shkëlqen në Spanjë, por radarët e Kombëtares nuk e kapin

by admin
Spread the love

5 gola në 11 takime por Armando Sadiku vijon të mbetet i harruar nga kombëtarja shqiptare e futbollit. Bomberi kuqezi po kalon një formë të shkëlqyer në LaLiga 2 në Spanjë teksa po shënon rregullisht me ekipin e tij të Kartahenas e megjithatë një festë nga trajneri Edi Reja nuk ka ardhur kurrë.

Autori I golit të fitores historike ndaj Rumanisë në Euro 2016, provoi disa eskperienca pas largimit nga kampionati zvierian, duke provuar veten në skuadra si Legia e Varshavësh, Levante, Malaga, Ezurumspor në turiq apo dhe Bolivar në kampionatin e Bolivisë.  Aventura që nuk përmbushën ndoshta pritshmëritë e tij në maksimum por me rikthimin e tij në Spanjë , duket një Armando Sadiku.

5 golat e tij, më i fundit, të dielën që lamë pas ndaj skuadrës së Ibizas e vendosin sulmuesin elbasanas në vendin e 3 në listën e golashënuesve, pas De Haros së Mirandes dhe bashkëkombasit të tij Myrto Uzuni që po shkëlqen me Granadan dhe renditet i pari me 8 gola dhe 1 asist.

Shifrat flasin qartë për autorin e 12 golave me përfaqësuesen kuqezi, por për rikthimin e tij në kombëtare nuk janë mjaftueshëm. Armando Sadiku mungon në listën e ekipit shqiptar, që prej shtatorit të vitit 2020, në sfidën kundër Lituanisë të vlefshme për Ligën e Kombeve. /oversport.tv

Foto:FC Cartagena, Twitter

You may also like