Sacchi kritikon skemën e Inzaghit: I fal dy lojtar më shumë kundërshtarit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri legjendar italian, Arrigo Sacchi duket se nuk është shumë dakord me mënyrës se si Simone Inzaghi rreshton Interin në fushë. Përgjatë një analize në “La Gazzetta dello Sport”, Sacchi nxori në pah edhe problemet e zikaltërve.

“Le të lëmë rezultatin mënjanë (i referohet ndeshjes ndaj Lens) sepse për momentin nuk ka shumë vlerë. Kam parë një skuadër që luan me një formacion 5-3-2.

Me këtë gjë gjithmonë i falin një lojtar më shumë kundërshtarit, madje edhe dy. Në këtë mënyrë është e pamundur që të bësh presing dhe mesfushorët detyrohen që të bëjnë punë të dyfishtë”, shtoi ndër të tjera Arrigo Sacchi që megjithatë nuk i kurseu elozhet për mesfushorët e Interit. /oversport.tv

You may also like