Sabiani zbulon për herë të parë arsyen se pse mungoi në dasmën e Ilir Shaqirit

by admin
Spread the love

Sabiani është një nga artistët shqiptarë shumë i dashur shumë i preferuar nga publiku vendas. Prej vitesh ai është pjesë e tregut muzikor, duke sjellë hite të padiskutueshme, teksa së fundmi ishte edhe pjesë e reality show-t shumë të ndjekur në vend, Big Brother Albania VIP 1, ku fitoi më shumë zemrën e publikut.

Në shtëpinë e Big Brother Albania VIP, Sabiani krijoi shumë miqësi me banorët, teksa veçohej miqësia që ai krijoi me Ilir Shaqirin, balerinin e njohur shqiptar, i cili u shpall edhe fitues i edicionit të parë të këtij formati. Madje, Sabiani e cilësoi Ilirin edhe si “100 mijë eurosh-in” e tij. Por, pas daljes nga shtëpia, miqësia e tyre u prish, teksa nuk dihen as arsyet e vërteta se pse.

Madje, ndër të tjera, Sabiani nuk ishte i pranishëm në dasmën e Ilir Shaqirit, teksa këngëtari zbuloi për herë të parë në programin e ri në Top Channel, “S’e Luan Topi” arsyen e vërtetë se pse mungoi në dasmën e balerinit dhe mikut të tij. Artisti shqiptar tregoi se Iliri nuk do të shkojë në dasmën e tij sepse nuk do të bëjë dasmë dhe për këtë arsye atij nuk do t’i mbetet hatri. Gjithashtu, ai shtoi se dera e tij është gjithmonë e hapur për Ilirin.

Asgjë s’ka ndodhur me Ilirin. Nuk kam ndërmend të martohem kështu që e di që Iliri s’do vijë në dasmën time. Kështu që s’ka për t’i ngelur qejfi kurrë. Po në ndonjë festë tjetër do t’i shkoj nëse më fton. Unë gjithmonë e dua Ilirin pavarësisht se çfarë ka ndodhur.

Unë kurrë nuk do ta bëja kundër. Gjithmonë e ka pasur telefonin tim. Në Shqipëri më ka pasur. Unë e di që Iliri do të vijë të më takojë. Dera është e hapur dhe gjithmonë do të jemi bashkë”, tha këngëtari në emisionin “S’e luan Topi” në Top Channel.

You may also like