Sabiani në “Big Brother” për vajza të bukura

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Big Brother” u rikthye pas shumë vitesh në ekranin shqiptar dhe mbrëmjen e djeshme u bënë publik 14 persoanzhet publik që do të kalojnë bashkë 100 ditë për të fituar çmimin e madh, 100 mijë euro.

Një ndër personazhet pikantë dhe që ka bërë përshtypje është edhe këngëtari Sabian Medini. Përveçse një këngëtar dhe autor këngësh shumë të njohura për publikun shqiptar, Sabiani është edhe baba i një vajze e cila ka marrë mjaft famë në rrjet dhe numëron në Instagramin e saj 250 mijë ndjekës.

Sabiani ka treguar që është mbështetja më e madhe e të bijës dhe marrëdhënia e tyre është shumë speciale. Por pas hyrjes së tij në Big Brother, tashmë duket se Keisi është mbështetja e madhe e babait.

Dëshira e tij me hyrjen në Big Brother Vip ishte “do doja që të kishte vajza të bukura aty brenda”.

Keisi pas kësaj ka publikuar në Instagramin e saj babin brenda shtëpisë së famshme duke e quajtur “Mbreti im”.

 


You may also like