Sabalenka fiton Austrlian Open/ Tenistja bjelloruse, numri 2 i botës mundi në finale kinezen Zheng

by admin
Spread the love

Skenari i kësaj finaleje të “Australian Open” ishte i parashikueshëm për një lojtare, Aryna Sabalenka, numër 2 të botës, kampione në fuqi dhe që kishte përvojën e një finaleje Grand Slam më parë.

Përballë saj ishte, Qinwen Zheng, që ngjitej për herë të parë në një lartësi kaq të madhe. Në fund, realisht nuk pati ndeshje, pasi bjellorusja fitoi lehtësisht (6-3, 6-2), në mëngjesin e kësaj të shtune.

Që në setin e parë, Sabalenka u qetësua për efektivitetin e shërbimit të saj. Në të dyti, e la Zheng-un vetëm me një pikë, ndërkohëq ë pati një problem me krahun. E vendosur në mënyrë perfekte në orbitë, nga ky raund i parë që u fitua lehtësisht, Sabalenka nuk u dorëzua.

E vendosur në linjën e saj, ajo nuk hoqi dorë dhe vazhdoi të ushtronte presion mbi Zheng, që po humbiste mjetet e saj, veçanërisht në shërbim (6 gabime të dyfishta). Asgjë nuk mund ta pengonte bjellorusen të ruante titullin e saj të parë në Melburn.


Top Channel

You may also like