Sa ushtarë rusë kanë vdekur deri më tani?

by admin
Spread the love

BBC News Russian ka përpiluar një listë me emrat e 3,052 ushtarëve rusë që janë vrarë në luftën me Ukrainën.

Lista me emra, e cila përshkruan edhe mënyrën e vdekje, është bazuar në burime, kryesisht nga familjarët e tyre.

Rreth 11 varreza të reja të vendosura në pjesë të ndryshme të Rusisë janë zbuluar së fundmi, shkruan BBC.

Besohet se jo të gjitha viktimat janë vrarë në luftë, por në fotografitë e varrezave ishin kryesisht njerëz me uniform dhe kurorat ishin me mbishkrimin “Nga Ministria e Mbrojtjes”.

Shifrat më të fundit të viktimave të Rusisë, të publikuara nga Moska më 25 mars, pretendojnë se 1,351 ushtarë janë vrarë deri më tani në konflikt.

Ndërkohë, inteligjenca e Mbretërisë së Bashkuar vlerëson se, deri në fund të majit, Rusia kishte humbur rreth 15,000 ushtarë, ndërsa Ukraina e vendos shifrën në rreth 30,000 të vrarë.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like