“Sa të vegjël”, Bora publikon foton e rrallë me Donaldin (FOTO)

by admin
Spread the love

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë një nga çiftet më të dashur dhe më të komentuar në showbiz-in shqiptar. Prej më shumë se një viti, historia e dyshes së njohur u përjetua nga çdo shqiptar e ishte diskutimi i çdo tavoline.

Tashmë, moderatorja dhe aktori i njohur kanë rikonfirmuar bashkimin dhe shihen shpesh në krahët e njëri-tjetrit. Madje, nga çifti nuk mungojnë as postimet në rrjete sociale, ku ata shfaqen shumë të dashuruar krah njëri-tjetrit.

E së fundmi, Bora ka zhvilluar edhe një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në rrjete sociale, ku ka i ka dhënë pêrgjigje ndjekësve të saj, duke u shuar kështu edhe kuriozitetin. Ajo madje ka publikuar edhe një foto me partnerin e saj kur ishin të rinj.

Një prej ndjekësve i ka kërkuar Borës të postonte ndonjë foto me Donaldin, që nuk e ka postuar më herët dhe moderatorja ia ka plotësuar dëshirën. “Sa të vegjël”- shkruan moderatorja krah fotos së postuar, ku ka etiketuar edhe partnerin e saj.

You may also like