Sa të dal nga këtu, do shkoj te varri i tij

by admin
Spread the love

Këngëtari Luiz Ejlli është një nga personazhet më të preferuar të momentit të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP. Ky i fundit ka rrëfyer ditën e sotme, por jo vetëm historinë dhe lidhjen e tij me të atin e ndjerë si edhe ndarjen e tij nga jeta.

Në një bisedë me Armaldon, këngëtari ka treguar se i ati do të festonte të dielën ditëlindjen e tij, ndërsa rrëfeu se menjëherë sa të dalë nga shtëpia e Big Brother do të shkojë ta vizitojë në varrin e tij. Ndër të tjera, Luizi tha se e viziton të atin në banesën e fundit çdo datë 24 të çdo muaji.

‘Sot kishte pasur ditëlindjen baba im. Sa të dal nga këtu, do shkoj te varri i tij. Shkoja një herë në muaj, çdo datë 24. E kemi sjellë nga Amerika në Shkodër, më ka shkuar sa nuk ta merr mendja. Sepse kam prerë edhe biletat e njerezve.

Ishte kohë covid-i. Ishte në rregull aty, me mbesat. Gjysh mo! I ri, 66 vjeç. Ka ndryshuar koha tani. Por punët e zotit’ – tha Luizi.

You may also like