sa qytetarë janë larguar nga Kosova për 15 ditë? – Shqip

by admin
Spread the love

Kanë kaluar gati tre javë që kur qytetarët e Kosovës janë lejuar të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen dhe në 15 ditët e para të janarit nga aeroporti i Prishtinës drejt vendeve evropiane janë nisur më shumë se 103 mijë qytetarë.

Krahasuar me vitet e kaluara, numri i udhëtarëve në Evropë këtë vit është rritur ndjeshëm.

Në periudhën prej 1 deri më 15 janar në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë janë regjistruar 103.248 pasagjerë, përkatësisht 20.531 pasagjerë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të këtij aeroporti, numri i mbërritjeve në Kosovë në 15 ditët e para të këtij viti ka qenë 52.568, pra afërsisht 2.000 pasagjerë më pak se vitin e kaluar në të njëjtin interval kohor.

“Nga 1 deri më 18 janar 2024 kemi rreth 20 për qind më shumë fluturime dhe 15 për qind më shumë pasagjerë se një vit më parë. Kemi afërsisht 112 fluturime të tjera dhe 23,000 pasagjerë. Ky është trendi i zakonshëm i rritjes së numrit të udhëtarëve në aeroportin tonë ndër vite”, kanë bërë të ditur nga aeroporti i Prishtinës.

Agjencitë turistike deklarojnë se destinacionet më të njohura janë Zvicra, Gjermania dhe Italia. /tesheshi.com/

 

 

You may also like