Sa para janë mbledhur deri më tani për Luizin?Nuk do ta besoni shumën e çmendur

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Faqja zyrtare e Luizit në Instagram ende s’kishte reaguar drejtpërdrejt për llogarinë “GoFoundMe”të hapur nga kunati i konkurrentit, megjithëse kishte promovuar llogarinë e këtij të fundit.

Mirëpo sot, personi që fshihet pas llogarisë së Luizit (Migena, shoqja e tij), ka treguar se në fakt e mbështet nismën dhe “kërkon” kontribut parash për këngëtarin.

“SQARIM: “GoFoundMe” është një platformë amerikane dhe është platforma më transparente e mbledhjes së fondeve për çdo nevojë, plotësim ëndrrash apo ndodhi të tjera jetësore. Prandaj familja zgjodhi këtë platformë zyrtare mbështetjeje për fansat e Luizit që kanë shprehur këtë dëshirë”.

Mirëpo, në llogarinë zyrtare të këngëtarit ende lë dyshime qëllimi i mbledhjes së këtyre fondeve, pavarësisht platformës transparente me të cilën po operohet.

“Për çdo nevojë, plotësim ëndrrash apo ndodhi të tjera jetësore” është fjalia që ende i lë ndjekësit në dyshime, duke rikujtuar edhe problemin shëndetësor të Luizit, që më vonë vetë këngëtari e quajti një gënjeshtër.

Deri tani, 94 persona kanë kontribuar me 10,025$ dollarë për Luiz Ejllin, ndërsa kontributet vazhdojnë të rriten për të kapur shifrën 250,000 dollarë, që në fakt është më e lartë se çmimi i “BBV”./Botapress.info/

You may also like