Sa muajshe shtatzënë është Einxhel Shkira? Ja si përgjigjet moderatorja

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Einxhel Shkira, moderatorja e ëmbël shqiptare është vënë në qendër të mediave e opinionit publik prej disa muajsh, teksa që pasi zyrtarizoi shtatzaninë e saj të parë, ajo ndan shumë shpesh detaje me ndjekësit e saj në rrjete sociale. E në fakt, shumë fansa të saj kanë shumë kuriozitet të dinë rreth pritjes së ëmbël të Einxhel.

Së fundmi, moderatorja e njohur ndau në rrjete sociale me ndjekësit e saj edhe momentin kur mësoi për herë të parë se do të bëhej nënë dhe kreu testin e shtatzanisë. Këtë video ajo e shpërndau edhe në rrjetet e tjera sociale, teksa kurioziteti i madh ka shtyrë një prej ndjekësve të saj ta pyesë se në çfarë muaji është aktualisht Einxhel.

“Einxhel po na trego saktë në çfarë muaji je aman mos na shty kaq shumë gjërat neve”- shkruan ndjekësja, teksa përgjigjja e moderators është epike. Ajo thotë se kur vjen pun ate shtatzania, nuk i pëlqën të bëjë llogari, pasi nuk është në dorën e saj dhe nuk do të bëjë asnjë llogari deri në fund.

“Kur vjen puna tek shtatzënia s’më pëlqen të bëj llogari, as plane, as të krijoj pritshmëri sepse nuk është në dorën tonë dhe kështu ka qenë gjatë gjithë shtazënisë, kam jetuar ditë pas dite pa bërë llogari. Pra kështu do të vazhdojë të jetë deri në fund, kurdo qoftë fundi”– shkruan Einxhel ne Twitter.

You may also like