Sa fituan klubet italiane në Champions? Napoli “top”, Interi dhe Juventusi më pak se vjet

by admin
Spread the love

Kishte vite që tri skuadra italiane nuk kalonin fazën e grupeve në Champions League.

Napoli, Interi dhe Milani bënë mirë dhe siguruan kalimin në raundin e 1/8-ve, ndërkohë që dështoi vetëm Juventusi, që gjithsesi do të vijojë rrugëtimin europian në Europa League.

Por sa kanë fituar klubet e Serie A në turneun më prestigjioz? Në krye qëndron Napoli, që e mbylli grupin A duke lënë pas Liverpoolin dhe Ajaxin. Klubi që kryeson Serie A, ka arkëtuar 66.6 milionë euro.

Më pas renditen kuqezinjtë e Milanit me 60.1 milionë euro. Kampionët e Italisë fituan vetëm 45.2 milionë euro sezonin e kaluar. Interi ia doli të kualifikohej në një grup të vështirë me Bayernin dhe Barcelonën.

Zikaltrit arkëtuan 57.2 milionë euro këtë sezon, më pak se sezonin e kaluar kur të ardhurat prekën shifrën 61.9 milionë euro. Në fund Juventusi me 52.9 milionë euro fitime. Sa i përket sezonit të kaluar, bardhezinjtë arkëtuan 71.8 milionë euro.

1- NAPOLI (66.6)
2- MILAN (60.1)
3- INTER (57.2)
4- JUVENTUS (52.9)


Top Channel

You may also like