Sa do të kushtojë energjia nëse kalohet fasha e caktuar? Balluku zbulon detajet dhe datën e masave

by admin
Spread the love

Qeveria prezantoi sot paketën anti-krizë, e ndërsa një ndër to ishte edhe pika për shpenzimin e energjisë nga familjarët.

Zëvendës kryeministrja Balluku dha detaje nga masat e marra, ku duhet nisur nga 1 tetori, kush shpenzon më shumë se 800 kv/orë energji, duhet të paguajë më shumë.

Balluku njoftoi këtë të enjte se çmimi për energjinë do të kushtojë 42 lekë për çdo kilovat nga 801/kilovat për orë e sipër.

Një kilovat/orë do të kushtojë 35 lek, plus 7 lekë tarifat e shpërndarjes, do të shkojë 42 lekë një kv/orë.

Ky vendim do të jetë në fuqi deri në 31 dhjetor të këtij viti.

You may also like