Sa bashki synon të fitojë në zgjedhje pas marrëveshjes PD-PL? Meta ‘befason’ me përgjigje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kreu i PD-së Sali Berisha dhe ai Partisë së Lirisë, Ilir Meta firmosën këtë të enjte marrëveshjen e përbashkët për zgjedhjet lokale, që do të mbahen në 14 maj të 2023.

Teksa u pyet se sa bashki mendon se do të fitojë Partia e Lirisë, Ilir Meta tha se PL nuk e sheh marrëveshjen me PD si marrëveshje për pushtet dhe se synimi im koalicionit mes dy partive është që të rikthejnë demokracinë te qytetarët.

“Për sa i takon PL, ne nuk e shohim si marrëveshje për të marrë pushtet. Ne duam të kthejmë demokracinë te shqiptarët. Është një garanci historike. Për asnjë bashki nuk do të ketë asnjë problem e asnjë shqetësim në raport me PD apo partitë e tjera. Ne respektojmë primaret dhe nuk do të kërkojmë që të lihet një bashki, do të kërkojmë që të gjendet mënyra më e mira për përfaqësi në bashki”, tha Meta.

You may also like