Rustemi: Filloi ndërtimi i Qarkores së Tetovës – FOTO

by admin
Spread the love

Në Tetovë sot filloi ndërtimi i Qarkores që do të lidh Treboshin me vendbanimin e Neproshtetin. Të pranishëm në ngjarjen e organizuar me rastin e shënimit të fillimit të punimeve ishin kryeministri Talat Xhaferri, zëvendëskryeministri Artan Grubi, ministri i Transportit Bllagoj Bocvarski, ministri i Financave Fatmir Besimi, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi si dhe funksionar tjerë.

Realizimi i këtij projekti është i n jë rëndësie të veçant për banorët e Tetovës dhe rredhinës me ç’rast do të lehtësoj qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave.

“Ky projekt kap vlerën prej 12 milionë euro, mjete të siguruara nga buxheti i NPRRSH-së.

Do të ndërtohet gjithsej 5,4 km rrugë, me gjerësi prej 6.6 metra. Gjithashtu, në dy anët e rrugës do të ketë rrugë paralele dhe shërbyese të tamponuar në tërë gjatësinë e rrugës me gjerësi prej rreth 3 metra. Afati i parashikuar i përfundimit të punimeve është 15 muaj, gjegjësisht në maj të vitit 2025 duhet të përfundoj”, tha drejtori Ejup Rustemi.

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, shtoi ai, në periudhën e kaluar, përkatësisht gjatë këtij mandati, ka realizuar dhe realizon disa projekte që gravitojnë në rajonin e Pollogut.

Drejtori Rustemi tha se në autostradën Shkup – Tetovë realizohen disa projekte edhe atë: Riparimi dhe rehabilitimi i autostradës, në gjatësi prej 13 kilometra, në të dy korsitë; Pastrim i tërësishëm i akseve rrugore; vendosja e mbrojtjes së zërit përgjatë autostradës, përkatësisht në afërsi të vendbanimit Saraj si dhe modernizimi i pikave pagësore në Gllumovë dhe Zhelinë, që janë pjesë e Korridorit 8.

Sipas drejtorit të NP për Rrugë Shtetërore gjatë periudhës së kaluar janë riparuam dhe rehabilituar disa rrugë rajonale në Tetovë dhe rrethinën e saj. “Pas shumë viteve u rehabilitua rruga rajonale Karpallak – Zhelinë, Zhelinë – Shemshovë – Jegunovcë; Shipkovicë – Veshalë – Bozovcë; Tetovë -Xhepcisht, dhe disa akse rrugore brenda qytetit të Tetovës si: rruga nga bulevardi ILIRIA deri te rruga që shpien për në Kodrën e Diellit; rruga nga nyja rrugore Bërvenicë deri në Universitetin Shtetëror të

Tetovës; rruga nga nyja rrugore në Tetovë deri në Universitetin e Evropës

Juglindore dhe rruga rajonale nga kazerma e qytetit deri te stadiumi, ndërsa së shpejti do të fillojë realizimi i projektit për vendosjen e sinjalizimit të komunikacionit në rrugën Tetovë – Jazhincë.

Së bashku me Republikën e Kosovës do të ndërtojmë edhe tunelin që lidh dy vendet tona dhe është pjesë e projektit për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, tha drejtori Rustemi. Ai më tej shtoi se ky mandat do të mbahet mend për investime kapitale në infrastrukturën rrugore. “Filluam me realizimin të projektit më të madh historik, ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10 d, që do të lidh vendin tonë me rajonin dhe Evropën. Me ndërtimin e këtyre dy korridoreve do të lehtësojmë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik. Nuk do të ndalemi këtu. Investimet në infrastrukturën rrugore vazhdojnë edhe gjatë këtij viti. Në fokus janë ndërtimi, riparimi dhe rehabilitimi të disa akseve rrugore në mbar vendim që kanë për qëllim ndërtimin të një infrastrukturë rrugore moderne”, nënvizoi drejtori i NPRRSH Ejup Rustemi në fjalën e tij në ngjarjen e organizuar me rastin e shënimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e qarkores së Tetovës..

You may also like