Rustemi e pranon: Autostrada Tetovë-Gostivar nuk i plotëson kushtet

by admin
Spread the love

Drejtori i “Rrugëve Shtetërore të Maqedonisë”, Ejup Rustemi, i ftuar sonte në emisionin “Click Plus” e ka pranuar publikisht se autostrada Tetovë-Gostivar nuk i plotëson kushtet për t’u emëruar si e tillë, por ka evituar disa herë pyetjen se pse paguhet atëherë kjo autostradë. Të vetmen përgjigje që dha ishte se kështu ka qenë prej viti 1995.

“Autostrada Tetovë-Gostivar nuk i plotëson kushtet për të qenë autostradë. Për atë arsye është pjesë e Koridorit të 8-të që është parparë të lidhet marrëveshje me Bektel-Enkën.

Ajo rrugë paguhet prej vitit 1995 edhe pse nuk i plotëson të gjitha kushtet sepse kështu është vendosur nga viti ’95.”- tha Rustemi.

You may also like