Ruskoska: Nëse i humb zgjedhjet, do ta pranoj rezultatin

by admin
Spread the love




Prokurorja Villma Ruskoska e cila garon edhe për një mandat tjetër si shefe e Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit tha se pret fitore, duke shtuar se drejtësia duhet patjetër të fitojë, megjithatë shton se nëse pëson humbje, rezultatin e zgjedhjeve do ta pranojë.

“Nëse këto zgjedhje nuk janë fer, kur votojnë prokurorë, atëherë çka mund të presim tek cilët do zgjedhje tjera”. Absolutisht jam e sigurt se do të jenë fer”.

“Përgjegjësia është e madhe, edhe më herët ishte përgjegjësi e madhe dhe lirisht mund të them se karrigia e shefit është shumë e nxehtë, ashtu që nuk është puna vetëm të jesh shef, por pritet shumë më shumë se kaq”, tha mes tjerash Ruskoska.


Lexo lajme interesante

You may also like